Londinezët e kërkojnë me ngulm mesfushorin e Interit, të cilin e pëlqen edhe klubi tjetër anglez, Everton
Chelsea është mjaft e interesuar për mesfushorin e Interit, Matias Vecino.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Express”.
“Blues” e kanë përgatitur një ofertë prej 25 milionë eurosh për futbollistin uruguaian.
Për mesfushorin kualitativ, interesim ka shfaqur edhe klubi tjetër anglez, Everton.
28 vjeçari po luan rregullisht tek Interi dhe kishte arritur të shënonte gol në derbi me Milanin.