Kampionët e Anglisë kanë triumfuar me rezultat të pastër prej 3:0 kundër rivalit lokal, Arsenalit.
Për të parë golin e parë në ndeshje, megjithëse u krijuan disa raste, është dashur të pritej minuta e 40-të e takimit.
Willian e realizoi golin e parë pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë.
Vetëm dy minuta më vonë në listën e golashënuesve e shënoi emrin edhe sulmuesi belg, Michy Batshuayi.
Në pjesën e dytë u realizua vetëm një gol dhe atë e shënoi sulmuesi që i solli epërsinë e dyfishtë, Batshuayi pas katër minutash loje në 45 minutshtin e dytë.
Deri në vazhdim të takimit pati edhe disa raste, por rrjetat heshtën dhe kështu, Chelsea triumfoi me rezultat 3:0.