Chelsea ka vazhduar me formën e lartë në ligë.
Skuadra e Sarrit shënoi fitore prej 0-3 në udhëtim te Southamptoni, transmeton Koha.net.
Eden Hazard shënoi golin e parë në minutën e 30 pas asistimit nga Barkley.
Ndërsa golin e dytë e shënoi mesfushori anglez Barkley në minutën e 57 pas asistimit nga Giroudi. E golin e fundit e shënoi Morata në minutën e 90+3.
Në krye të tabelës Chelsea tani ka 20 pikë, e Southamptoni në vendin e 16 ka 5 pikë.