Trajneri italian Antonio Conte i janë paguar dje 9 milionë funte për shkak se Chelsea e prishi kontratën më të, duke ju bashkuar kështu edhe ai grupit të trajnerëve të shkarkuar që fitojnë shuma të majme pas shkarkimit
Ishte e pritur, por Chelsea me në fund e ka shkarkuar Antonio Conte pas disa muajsh spekulimi.
Pasi ka fituar Premier Ligën në sezonin e tij të parë në Angli, italiani vuajti për ta përsëritur këtë sukses duke përfunduar sezonin e dytë në vendin e pestë.
Mauriozio Sarri pritet që ta merr në dorë skuadrën në javët në vazhdim – pasi që sot ka lënë Napolin për Londrën.
Në mënyrë të tmerrshme, pavarësisht shkarkimit, Conte sot ka mbajtur stërvitjen e tij seancat stërvitore parapërgatitore.
Por, edhe pse do të largohet ai në xhep do të këtë nëntë milionë funte dhe do të largohet më të gjithë të mirat nga Stamford Bridge, transmeton GazetaExpress.
Por, kjo është hera e nëntë që Roman Abramovich shkarkon trajner dhe paguan shumë tmerrësisht të mëdha që ata të largohen të qetë.
Në fakt, shuma që Chelsea ka paguar për trajnerët e shkarkuar është 89.3 milionë funte, duke përfshirë Conte, përkthyer në euro, mbi 100 milionë të këtilla.
Shkarkimi për herë të parë i Jose Mourinhos nga Chelsea më 2007 i kishte kushtuar këtij klubi një shumë më të madhe se 18 milionë euro – e nëse e bashkojmë edhe shkarkimin e 2015’ës prej 9.5 milionë funte, tregon që vetëm nga dëmshpërblimet në kontrata portugezi ka fituar mbi 33 milionë euro.
Luiz Filipe Scolari u dëmshpërblye më 12.6 milionë funte, Andre Villas-Boas më 12 milionë, and Roberto Di Matteo më 10.7 milionë funte, të gjithë këta më shumë se 10 milionë funte për t’i ndarë rrugët.
Në anën tjetër nën 10 milionë janë paguar Avram Grant, Claudio Ranieri dhe Carlo Ancelotti.