Portieri spanjoll ka dëshpëruar me paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit me “Blues”
Chelsea është në kërkim të një portieri të ri.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “The Times”.
“Blues” janë të brengosur me paraqitjet e fundit të portierit aktual, Kepa Arrizabalaga.
Prandaj, fituesi aktual i Europa Leagues është duke menduar për zëvendësuesin eventual të portierit spanjoll.
Portieri i Burnleyt, Nick Pope dhe ai i Manchester Unitedit, Dean Henderson, aktualisht i huazuar tek Sheffieldi, shihen si objektiva të klubit nga “Stamford Bridge”.