Chelsea sfidon dy gjigantë për një mbrojtës

Prishtinë | 31 Mar 2018 | 09:32 | Nga

Skuadra e madhe angeze është e interesuar ta transferojë mbrojtësin belg gjatë verës, por për të arritur deri aty do ta ketë konkurrencën e dy gjigantëve tjerë europianë.

Chelsea është gati të sfidojë Manchester United dhe Barcelona në tentimin për të nënshkruar me Toby Alderweireld.

Belgu nuk është më i preferuari i Mauricio Pochettino tek Tottenham dhe pritet të mbetet në bankë edhe në përballjen e të dielës ndaj Bluve.

Skuadra nga Stamford Bridge shpreson se do të mundet t’i bindë Spurs që për 40 milionë funte ta shesin mbrojtësin gjatë verës.

Të ngjashme