Premier League ka implementuar rregullin e ri që do futet në fuqi nga edicioni i ardhshëm
Dy ndeshje moslojë do të jetë dënimi për atë që shpallet fajtor për simulim.
Sidoqoftë, një statistikë interesante është publikuar në rrjetet sociale, ku janë zbuluar gjashtë skuadrat që janë ndëshkuar më së shumti për simulime nga edicioni 2011/12.
Kësaj liste i prinë Chelsea me 24 ndëshkime, e përcjellur nga Liverpooli me 22, Sunderlandi 21, Manchester City 17, Tottenhami 17 dhe Manchester United 15.