Chelsea zhytet në pasiguri totale

Prishtinë | 20 Qer 2019 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Nëse ka ndonjë ekip anglez të përfshirë në kaos e fatkeqësi, atëherë ai është Chelsea. Pas përfundimit të edicionit 2018/19 kur fitoi Ligën e Evropës, te Chelsea ka pasur shumë zhurmë.

Pak ditë pas shitjes së mesfushorit belg Eden Hazard te Real Madridi – lojtarit më të mirë në ekip – Chelsea lejoi edhe trajnerin Maurizio Sarri të largohet pas një viti për t’u kthyer në Itali dhe të marrë drejtimin e Juventusit, transmeton Koha Ditore.

Mbi të gjitha, Chelsea po vuan dënimin nga FIFA që i ndalon të transferojë lojtarë, pasi ka shkelur rregullat për transferimin e lojtarëve të mitur, raporton AP.

Chelsea ka apeluar në CAS, por ka pak shpresë se vendimi mund të anulohet.

Gjithashtu ka dyshime rreth pronarit të Chelseat, miliarderit rus Roman Abramovich se do të largohet nga ekipi. E gjithë kjo situatë ka filluar të shqetësojë tifozët e Chelseat, të cilët nuk kanë marrë asnjë lajm të mirë kohëve të fundit.

Chelsea ka ndërruar 14 trajnerë prej vitit 2003 kur në pronësi e mori Abramovichi, kurse në dy raste e ka angazhuar portugezin Jose Mourinho.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme