Cikalleshi -Eto’o, dyshja që Antalyaspor po e mendon për sulmin

Prishtinë | 07 Gus 2017 | 08:54 | Nga

Pas Akhisarit, skuadra ku sulmuesi Sokol Çikalleshi shkëlqeu në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, interes për shërbimet e tij ka shfaqur edhe ekipi i Antalyaspor.

Mediat turke bëjnë të ditur se qendërsulmuesi i Kombëtares Shqiptare kërkohet nga skuadra ku aktualisht luan një yll si Samuel Eto’o.

Te Antaliaspori ka lindur nevoja për një sulmues pas dëmtimit të francezit Jeremy Menez dhe turkut Denis Yilmaz dhe klubi nga kryeqyteti ka hyrë menjëherë në tratativa me Basaksheirin, klubin që zotëron kartonin e Çikalleshit, për ta transferuar 27-vjeçarin në Antalia, transmeton PanoramaSport.

Në rast mos gjetje të një akordi për blerjen e kartonit, nuk përjashtohet mundësia e një huazimi.

Në ditët e ardhshme pritet të përcaktohet dhe e ardhmja e bomberit kavajas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme