Cikalleshi kalon në Akhisarit

Prishtinë | 05 Kor 2017 | 15:28 | Nga

Sokol Cikalleshi është shndërruar në një nga lojtarët e preferuar për skuadrën e Akhisarit. Sokol Cikalleshi është në pronësi të skuadrës turke Basaksehirit, e cila ka paguar një vlerë prej dy milionë eurosh për kartonin e tij në skuadrën kroate RNK Split. Tashmë, Cikalleshi është shndërruar në një nga lojtarët e preferuar për skuadrën e Akhisarit.

Bomberi i Kombëtares u huazua në gjysmën e dytë të sezonit në këtë ekip dhe tashmë drejtuesit e saj janë duke bërë të pamundurën që ta rikthejnë edhe për një tjetër sezon. Në lidhje me këtë trajneri i skuadrës e ka bërë të qartë nevojën që ka për shërbimet e bomberit shqiptar.

“Kemi nisur fazën përgatitore, por Cikalleshi duhet të rikthehet te skuadra që e ka në pronësi. Unë e dua patjetër në skuadër sepse kam shumë nevojë për një sulmues si ai. Ua kam bërë me dije drejtuesve të klubit, të cilët janë duke punuar që të gjejnë një mënyrë për ta sjellë Cikalleshin në stërvitje pas disa ditësh”, ka deklaruar trajneri i Akhisarit, Okan Buruk.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme