Cili do të jetë qëndrimi i PDK-së për balotazhin në Podujevë?

Prishtinë | 05 Nën 2017 | 14:38 | Nga

Kryetari i Degës së PDK-së në Podujevë, Muhamet Latifi, ka thënë për Express se shpejt organet e partisë do të vendosin se kënd do ta përkrahin. Ka thënë se ende nuk kanë ndonjë preferencë se kush duhet të fitojë në Podujevë: Agim Veliu i LDK-së apo Ajet Potera i VV-së.

Dega e PDK’së në Podujevë ende nuk ka vendosur se kënd do ta përkrahë në raundin e dytë të zgjedhjeve që mbahet më 19 nëntor. Gara do të jetë ndërmjet Agim Veliut të LDK-së e Ajet Poteres së Vetëvendosjes.

Kryetari i Degës së PDK’së në Podujevë, Muhamet Latifi, ka thënë se do të mblidhen organet e partisë për të vendosur. Ka refuzuar të thotë se kënd do ta përkrahin në balotazh.

“Ende nuk kemi qëndrim”, ka thënë Latifi, të dielën për Express.

“Do të mblidhen organet e partisë dhe do të vendosim”, kas shtuar ai.

PDK prej pasluftës është opozitë në Podujevë. Asnjëherë s’e ka rrezikuar pushtetin Agim Veliut dhe LDK-së.

Në zgjedhjet e fundit, PDK doli e treta, duke mos arritur as të hyjë në balotazh. Tash, Vetëvendosje është partia e dytë në këtë qytet pas LDK-së.

Kandidati i PDK’së për Kryetar të Podujevës, Hajredin Hyseni, ka thënë se vetëm është udhëheqja e partisë që do të vendosë se kë do ta përkrahin në balotazh.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme