Çitaku kujton senatorin Dole: Kemi pasur fatin e madh që e kemi pasur mbështetës

Prishtinë | 05 Dhj 2022 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Partisë Demorkatike, Vlora Çitaku ka kujtuar senatorin amerikan, Bob Dole në njëvjetorin e vdekjes.

Ajo përmes një statusi në Facebook tha se Dole ka qenë një prej personaliteteve më të dashur dhe më të dekoruar në historinë e re amerikane.

Çitaku gjithashtu tha se kemi pasur fatin e madh që e kemi pasur mbështetës.

“Ka qenë ndër të rrallët që ka gëzuar admirim dhe respekt edhe në kampin Republikan, edhe në atë Demokrat. Ne kemi pasur fatin e madh që e kemi pasur mbështetës, e unë nderin e jetës qe e kam njohur dhe e kam pasur mik”, ka shkruar Çitaku.

Të ngjashme