Çitaku: Nëse dikush pret që t’i gjuajmë me gurë e gaz lotsjellës institucionet, do të presë shumë gjatë

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 11:55 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku në një konferencë për medie, tha se asnjëherë kjo parti nuk do të gjuajë me gurë dhe gaz lotsjellës në institucione siç u shpreh se i kanë ndërtuar vet, raporton Ekonomia Online.

Ajo shtoi se Kosovës i imponuar një model i opozitë-bërjes, që sipas saj, ka përdorur instrumente jopolitike.

“Nëse dikush pret që PDK-ja të gjuajë me gurë dhe gaz lotsjellës në institucionet që i kemi ndërtuar vet, paska me prit shumë gjatë”.

“Për një kohë shumë të gjatë Kosovës i është imponuar një model i caktuar i opozitë-bërjes, i cili shpeshherë në masë të madhe ka përdorur edhe instrument jopolitikë”.

Çitaku edhe ka folur për publikimin e videos nga VV-ja, ku opozita u akuzua për hajni e zhvatje.

Sipas saj, Qeveria do të duhej të prodhonte video për suksese, duke e quajtur për keqardhje publikimin e saj.

“Sinqerisht për keqardhje, një parti e cila tash e dy vite qeverisje me Kosovën, është reduktuar me një version të dobët propagandistik”.

“Një parti në Qeveri do të duhej të prodhohej video për suksese. Sot nuk ka njohje, nuk ka sovranitet në veri, pra lista e dështimeve është shumë e gjatë fatkeqësisht”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme