CiviKos do të monitorojë legjislacionin e MTI-së

Prishtinë | 02 Shk 2017 | 14:31 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Platformës CiviKos,  lidhur me çështjet që kanë të bëjnë procedurat e prokurimit publik, mbrojtës se konsumatorëve si dhe infrastrukturës së cilësisë.

Ministrja Bajrami theksoi se kjo marrëveshje është e rëndësishme dhe hap rrugën që MTI të mundësojë përfshirjen e shoqërisë civile në zhvillimin e legjislacionit brenda fushëveprimit të MTI-së, monitorimin e zbatimit të legjislacionit, që ndërlidhet me vëzhgimin e procedurave të prokurimit, mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit, si dhe infrastrukturën e cilësisë, duke siguruar transparencë të plotë gjatë gjithë procesit si dhe llogaridhënie me rastin e zbatimit të përgjegjësive ligjore që bien në kompetencë të MTI-së.

Më tej, ministrja theksoi se përfshirja e shoqërisë civile në monitorimin e aktiviteteve të lartpërmendura është e rëndësishme për të siguruar qeverisje të mirë dhe ofrim të shërbimeve efektive dhe të qëndrueshme për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, Valdete Idrizi, drejtoreshë ekzekutive në Platformën CiviKos, theksoi se “Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një kontribut direkt i zbatimit të Strategjisë së bashkëpunimit në mes të institucioneve të administratës shtetërore në njërën anë dhe shoqërisë civile në anën tjetër” tha drejtoresha Idrizi.

Po ashtu Idrizi theksoi se me vite sektori i shoqërisë civile ka qenë i zëshëm  në kërkimin e transparencës.

“Ne jemi të interesuar të avancojmë bashkëpunimin me institucionet në mënyrë që të rrisim edhe besimin e qytetarëve te institucionet publike”, theksoi ajo.

DSC00254

 

Të ngjashme