Për të kuptuar sa neveritshëm gënjejnë politikanët kur flasin për rritje ekonomike, po marrim një shembull të thjeshtë që sëcili nga ju mund ta kuptoni.
Nëse paga e juaj para një viti ka qenë 300€, dhe tash është rritur 360€, politikanët do të ju thonë që u është rritur paga për 20%. Sepse atyre u pëlqen me rrejt.
Nëse para një viti me 100€ keni blerë të gjitha gjërat që ju duhen për një javë, ndërsa sot shkoni në supermarket dhe për të njëjtat gjëra ju paguani 150€, nënkupton që inflacioni është 50%.
Nëse e vëni pagën e juaj në krahasim me inflacionin, paga juaj e re, vlenë realisht 50% më pak sesa paga e vjetër.
Në terma realë, paga juaj është zvogëluar për 30% edhe pse keni pasur rritje 20% të pagës.
Kur të dalin politikanët dhe të ua shpjegojnë rritjen ekonomike duke përfshirë edhe inflacionin në analizë, atëherë besoni se çfarë thonë. Përndryshe janë mashtrime ordinere për vota.