Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Prishtinë | 25 Jan 2018 | 08:10 | Nga

Gjatë ditës së sotme do të rifillojë punën Kuvendi i Kosovës, pas pauzës dimërore ku në rend dite është votimi i raportit të avokatit të popullit, shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale, shqyrtimi i kërkesës së Fondit Pensional për taksa vjetore për 2018; formimi i komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së etj, shkruan Gazeta Express.

Gjithashtu, i pari i Qeverisë do të raportojë për gjuajtjen me armë nga zëvendësi i tij, Dardan Gashi.

Interpelanca e Haradinajt do të mbahet me kërkesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe është një ndër pikat kryesore të rendit të ditës së një seance plenare të Kuvendit, që është paraparë të nis në orën 14.

Në rend dite, të kësaj seance, janë votimi i Raportit të Avokatit të Popullit për 2016, shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale për 2016, dhe shqyrtimi i kërkesës së Fondit Pensional për taksa vjetore për 2018.

Ndër ngjarjet tjera publike në vend është edhe zhvillimi i ditës së dytë të konferencës ndërkombëtare “Siguria Kibernetike dhe Privatësia”, e cila organizohet nën patronazhin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Gjatë ditës, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të mbajë mbledhje solemne të Senatit, për të shënuar 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme