Clippers vazhdojnë me formë të mirë, triumfojnë përballë Miami Heat

Prishtinë | 05 Shk 2024 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Janë zhvilluar shtatë ndeshje në ligën më të fort të basketbollit në botë, atë NBA.

Los Angeles Clippers ka marrë fitoren e tretë radhazi dhe 33-të këtë edicion.

Viktimë të Clippers ishin Miami Heat, të cilët i mposhtën me tetë pikë diferencë 103:95.

Më meritori për fitoren e skuadrës nga Kalifornia ishte padyshim Kawhi Leonard me double double prej 25 pikëve e 11 kërcimeve. Ndihmë pati edhe nga James Harden me 21 pikë dhe dyshja Nick Powell me 16 dhe Paul George me 15 të tjera. Te Heat u veçua Jimmy Butler me 21 pikë.

Boston Celtics triumfoi përballë Memphis Grizzlies 131:91. Celtics që nga fillimi e deri në fund ishin skuadër dominuese duke arritur fitoren me meritë.

Indiana Pacers doli me fitore nga dueli me Charlotte Hornets, 99:115. Pacers i fituar tre nga katër çerekët e lojës. Krejt çka arriti Charlotte ishte fitimi i çerekut të dytë me dy pikë avantazh. Në takimet tjera, Minnesota fitoi ndaj Houstonit 111:90, Utah Jazz ndaj Milwaukee 123:108, si dhe Denveri kundër Portlandit 112:103.

Të ngjashme