Coldplay nis turneun brazilian, e ftuar speciale Dua Lipa

Prishtinë | 09 Nën 2017 | 21:10 | Nga

Coldplay ka nisur turneun matanë oqeanit Atlantik, përkatësisht në shtetin brazilian.

Rok bendi britanik do të mbajë një numër të madh të koncerteve në Brazil, por edhe në disa shtete të tjera amerikane.

Por, së bashku me ta është edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa, e cila ka performuar mbrëmë para një numri të madh në qytetin e Sao Paulo.

Momentet e veçanta të paraqitjes skenike, Lipa i ka publikuar në rrjetet sociale duke i falënderuar edhe të pranishmit.

View this post on Instagram

Sleepy but alive. Hi Brazil xx // ? @luccoiffait

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

“Faleminderit Sao Pauolo”, ka shkruar në gjuhën braziliane Dua në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, “New Rules” i këngëtares ka arritur të shikohet mbi 574 milionë herë në YouTube.

Theksojmë se Dua ka paralajmëruar edhe këngë të reja, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme.

Të ngjashme