Conte: Kante një nga më të mirët me të cilët kam punuar

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Trajneri italian i Interit, Antonio Conte, e ka vlerësuar lartë mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante.

Ai ka thënë se Kante është një prej lojtarëve më të mirë me të cilët ka punuar në karrierën e tij si trajner.

Kante ishte një nga transferimet e para të Contes te Chelsea, ndërsa ai kaloi nga Leicester City në verën e vitit 2016.

Conte qëndroi te Chelsea për dy vjet. Ai është në krye të Interit tash.

“Në mendimin tim, ai mund të luajë në çdo pozitë në mesfushë. Po flasim për një lojtar të jashtëzakonshëm, një top lojtar. Është i jashtëzakonshëm me dhe pa top. Kur e ke N’Golon në skuadër, mund të mendosh se po luan me një lojtar më tepër në fushë”.

“Mund të shohësh buzëqeshje në fytyrën e tij çdo ditë. Është djalë shumë pozitiv. Është një nga lojtarët më të mirë me të cilët kam punuar në karrierën time si trajner”, ka thënë Conte për “Sky Sports”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme