Coronavirusi, Britania zgjat masat kufizuese për të paktën tri javë

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Britania e Madhe vendosi sot të zgjasë kufizimin në fuqi nga 23 marsi me të paktën tri javë, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri, njoftoi qeveria britanike.

“Masat e vendosura aktualisht duhet të zgjaten për të paktën tri javë”, tha ministri i Jashtëm, Dominic Raab, i cili zëvendëson kryeministrin Boris Johnson, ende duke rimarrë veten nga COVID-19, katër ditë pas daljes nga spitali.

“Njerëzit do të duhet të zbatojnë udhëzimet për të qëndruar në shtëpi, të mbrojnë punonjësit dhe të shpëtojnë jetë, derisa shkencëtarët dhe mjekët të mund të jenë të sigurtë se virusi është nën kontroll”, tha Raab.

“Gjëja më e keqe që mund të bëjmë është lehtësimi i nxituar. Do të ishte rezultati më i keq jo vetëm për shëndetin publik, por edhe për ekonominë dhe vendin në tërësi”, shtoi ai.

Të ngjashme