“Coronavirusi ka infektuar zyrtarë të kryeministrisë, lajmi po mbahet i fshehtë”

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Ish- deputeti i PD-së Bardh Spahia ka deklaruar këtë të martë se në kryeministrinë shqiptare ka punonjës të cilët janë infektuar me Coronavirus.

Përmes një postimi në rrjetin social, Spahi shton se sot do të kryhen testime në masë të gjerë në kryeministri, pikërisht sepse ka patur të infektuar me Coronairus. Por nga ana tjetër, shton ish deputeti, Rama ka vendosur që gjithçka ta mbajë të fshehtë.

Cfarë ndodh kur Covid-i shfaqet edhe në kryeministri? Natyrisht nuk thuhet, por fajësohen qytetarët “e pabindur”, që nuk zbatojnë rregullat e distancimit social.

28 nga 82 rastet e shpallura ditën e sotme i takojnë Tiranës dhe ajo që nuk thuhet është se raste janë shfaqur edhe në kryeministri, e për pasojë aty do ketë tamponim të gjerë gjatë ditës së sotme.

Si shpjegohet që protokollet e sigurisë nuk respektohen në institucionin më të lartë ekzekutiv të vendit, aty nga ku lëshohen kërcënimet me gjoba e burg për qytetarët?

Kush e ka përgjegjësinë për këtë? Kryeministër, leri planet e errëta për të justifikuar zgjatje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por shiko se cfarë ndodh në institucionin që drejton! Eshtë modeli më i shëmtuar që mund t’u japësh qytetarëve të cilët para pak ditësh I kërcënove me rimbyllje! Dështim total”.

Të ngjashme