Ekonomia Online
FUNDIT

Courteney Cox risjell një tjetër fotografi të vjetër nga “Friends”

Courteney Cox risjell një tjetër fotografi të vjetër nga “Friends”

Courteney Cox ka publikuar një tjetër fotografi nga e kaluara, në të cilën përfshihen yjet e serialit “Friends”. Në imazhin e publikuar në Instagram, shfaqen të gjashtë pjesëtarët e hit komedisë televizive, një natë para se ta xhironin episodin e fundit të sezonit të dhjetë. Edhe pse kanë kaluar 16 vjet që nga xhirimi i […]

Courteney Cox ka publikuar një tjetër fotografi nga e kaluara, në të cilën përfshihen yjet e serialit “Friends”.

Në imazhin e publikuar në Instagram, shfaqen të gjashtë pjesëtarët e hit komedisë televizive, një natë para se ta xhironin episodin e fundit të sezonit të dhjetë.

Edhe pse kanë kaluar 16 vjet që nga xhirimi i episodit të fundit të “Friends”, as shikuesit e as aktorët nuk kanë mundur t’ia lënë të kaluarës këtë serial.

Këtë e dëshmon fakti se yjet e dikurshme të serisë televizive, kohë pas kohe publikojnë fotografi nga e kaluara që lidhet pikërisht me këtë komedi televizive.

Fotografia, të cilën e ka publikuar Cox, është realizuar më 23 janar të vitit 2004 – kështu ka treguar aktorja në postimin e saj.

Të ngjashme