Portieri belg këmbëngul për t’u kthyer në Madrid. Thibaut Courtois nuk kthehet në stërvitje me Chelsean pasi dëshiron me çdo kusht transferimin te Real Madridi.
Portieri belg përfundoi periudhën e pushimeve dhe të hënën ishte i detyruar të kryente seancën e parë stërvitore të këtij sezoni nën urdhrat e trajnerit të ri Maurizio Sarri për t’u përgatitur për javën e parë të Premier Ligës që do të zhvillohet fundjavën e ardhshme.
Kundër dëshirës së lojtarit të cilit i skadon kontrata me Blutë pas një viti, Chelsea nuk mund të bëjë asgjë dhe duhet të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë.
Për të zëvendësuar belgun, klubi londinez është i gatshëm të pagaujë klauzolën e lirimit të Jan Oblak nga Atletico Madridi që kap shifrën e 80 milionë eurove ose në rast se nuk arrin te slloveni do të hidhet në sulm për numrin një të Athletic Bilbaos Kepa Arrizabalaga.