Barcelona ua ka ofruar Philippe Coutinhon dy skuadrave angleze, Arsenal dhe Newcastle United, në përpjekje për të krijuar hapësirë në skuadër për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.
Futbollisti brazilian nuk bën pjesë në planet afatgjate në Camp Nou, prandaj e ardhmja e tij pritet të jetë te ndonjë klub tjetër.
Huazimi te Bayern Munichu vetëm sa i ka shtuar dyshimet për formën dhe gjendjen fizike të ish-lojtarit të Liverpoolit.
Barca planifikon ta largojë 28-vjeçarin nga skuadra për shkak se nuk mund t’ia paguajë rrogën e lartë edhe në edicionin 2020/2021, porse e ka të vështirë të gjejë klub për ta shitur.
Ai ka vendosur t’ua ofrojë klubeve të Ligës Premier, mirëpo akoma nuk ka marrë përgjigje as nga Arsenali as nga Newcastle.