Goal ka raportuar se Neymar, 26-vjeçar, dëshiron me ngulm të kalojë në Madrid nga Paris Saint-Germain pas vetëm një sezoni te kampioni i Francës, transmeton Gazeta Express.
Kjo do të nënkuptonte kombinim në sulm me yllin e Madridit, Cristiano Ronaldon, i cili ka gëzuar plot nëntë sezone të jashtëzakonshme në klub.
I pyetur nëse dyshja do të performonte mirë së bashku, legjenda braziliane ka thënë: “Natyrisht se Cristiano dhe Neymar janë të përputhshëm”.
“Ata janë dy lojtarë të zotë, më mirë të bashkuar se të ndarë”, shtoi ai.