Aventura e Cristiano Ronaldos te Al Nassr vazhdon të jetë zhgënjyese sa i përket trofeve kolektivë, pavarësisht statistikave individuale spektakolare të portugezit.
Pas humbjes së fundit në finalen e AFC Champions League Two ndaj Gamba Osaka, mediat ndërkombëtare raportojnë se Ronaldo tashmë ka humbur 14 nga 14 garat zyrtare për trofe që nga transferimi i tij në Arabinë Saudite në janar të vitit 2023.
Al Nassr me Ronaldon nuk ka arritur të fitojë kampionatin saudit, Kupën e Mbretit, Superkupën e Arabisë Saudite apo Ligën e Kampionëve të Azisë, duke mbetur vazhdimisht një hap larg suksesit.
Portugezi ka humbur disa finale të mëdha me klubin nga Riadi, përfshirë finalet ndaj Al Hilal, Al Ahli dhe së fundmi ndaj japonezëve të Gamba Osaka.