Çrregullimet mendore fillojnë në moshën 14 vjeçare, 1 në 5 të rinj lufton me një sëmundje mendore

Prishtinë | 10 Tet 2023 | 12:23 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në sesionin e parë të edicionit të pestë të Kongresit Ndërkombëtar “Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja” u prezantuan disa studime nga pjesëmarrësit, raporton Ekonomia Online.

Studimi i parë ishte në lidhje me bullizmi në relacion me vetëbesimin dhe suksesin në shkollë te fëmijët e shkollave fillore që u prezantua nga Behare Bojaxhiu, psikologe klinike, specializante e Psikologjisë Klinike nga Qendra e Shëndetit Mendor me Shtëpitë.

Ajo tha se target grupi i këtij studimit kanë qenë fëmijët shkollorë të moshës 11-15 vjeçare të shkollave fillore në Prizren, kryesisht nxënësit e klasave të 6-9.

Sipas saj, nga rezultatet e hulumtimit janë gjetur nivele mesatarisht të larta të vetëbesimit M-34.78 dhe prezenca e bullizmit ishte në një nivel të ulët M=38.65, ndërsa sipas saj suksesi në shkollë është në një nivel mesatisht të lartë M=4.09.

“Bullizëm, janë ato situata kur një fëmijë ose grup fëmijësh, duke përfituar nga forca/fuqia, pushteti që ata mund të kenë, dhe me këtë ata përbuzin, fyejnë, refuzojnë, përjashtojnë, kërcënojnë, godasin një fëmijë apo një grup tjetër fëmijësh “më të dobët” se ata në mënyrë të përsëritur dhe duke ju shkaktuar  dëmtime fizike si dhe lëndime serioze të mirëqenies psiko/emocionale”.

“Vetëbesimi fillon të formohet që në fëmijërinë e hershme, prandaj është shumë e rëndësishme që prindërit të jenë të mirëinformuar për mënyrat e duhura të sjelljes dhe komunikimit me fëmijët e tyre, në mënyrë që të rrisin fëmijë të shëndetshëm dhe të kenë vetëvlerësim pozitiv për veten”.

“Target grupi i këtij studimit janë fëmijët shkollorë të moshës 11-15 vjeçare të shkollave fillore në Prizren, kryesisht nxënësit e klasave të 6-9, të cilët konsiderohet se janë pjesa më e cenueshme ndaj rrezikut të bullizmit. Nga rezultatet e hulumtimit janë gjetur nivele mesatarisht të larta të vetbesimit M-34.78 dhe prezenca e bullizmit ishte në një nivel të ulët M=38.65, suksesi në shkollë është në një nivel mesatisht të lartë M=4.09. Në marrëdhënien në mesë variablave nuk është gjetur ndërlidhje e rëndësishme statistiokore”, tha ajo.

Musa Musai,  profesor në Universiteti i Tetovës, i cili prezantoi të gjeturat për shëndeti mendor tek adoleshentëve përballë dinamikës zhvillimore dhe identitarizmit.

Sipas tij, gjysma e çrregullimeve mendore fillojnë në moshën 14 vjeçare, sipas tij, 1 në 5 të rijnë luftojnë me një sëmundje mendore.

“1 në 5 e të rinjve luftojnë me një sëmundje të shëndetit mendor. 5 nga 5 të rinjë kanë vështirësi me shëndetin mendor.  75%-80% e fëmijëve dhe të rinjve që kanë nevojë për shërbime të shëndetit mendor nuk i marrin ato”, tha ai.

Ndërsa studimi në lidhje me marrëdhënien ndërmjet bullizmit dhe simptomatologjisë depresive në adoleshencë e prezantoi Brulinda Abdyli, psikologe zhvillimi nga Shqipëri.

Sipas saj, adoleshentët të cilët ngacmohen janë më të prirë për të përjetuar simptoma depresive ndryshe nga adoleshentët të cilët nuk kanë përjetuar episode ngacmimi në shkollë, raporton EO.

“Depresioni është i lidhur ngushtë me ngacmimet në shkollë. Ajo që vihet re është se këto dy variabla ndikojnë te njëra-tjetra. Adoleshentët të cilët ngacmohen janë më të prirë për të përjetuar simptoma depresive ndryshe nga adoleshentët të cilët nuk kanë përjetuar episode ngacmimi në shkollë. Adoleshentët që janë ngacmuar janë gjetur të kenë të dy problemet të shëndetit fizike dhe problemet e shëndetit mendor, të tilla si depresioni, ankthi, ideimi i vetëvrasjes. Rezultatet e marra nga pyetësorët tregojnë se ekziston një lidhje e rëndësishme pozitive e bullizmit (viktimizimit) me nivelin e depresionit. Rezultati tregon se ata që janë viktimë e bullizmit kanë nivel depresioni më të lartë dhe anasjelltas”.

“Rekomandimet që jepen në drejtim të studimit të fenomenit janë si më poshtë: Studim me të njëjtën tematik të përsëritet, por me një kampion më të madh në numër. Kampioni të përzgjidhet në mënyrë rastësore me qëllim rezultatet e studimit të jenë përfaqësuese për gjithë adoleshentët. Të përzgjidhet më shumë se një shkollë me qëllim që rezultatet të jenë përfaqësuese për qytetin që do të realizohet studimi”, tha ajo.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme