Çuçi: Shpërblim deri në 150% të pagës për policët që punojnë larg vendbanimit të tyre

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Është prezantuar këtë të martë buxheti i shtetit për Ministrinë e Brendshme për vitin 2022. Kreu i këtij dikasteri, Bledi Çuçi tha se sfida është me vetvete. Ai u shpreh se vullneti i qeverisë është për të çuar në një nivel tjetër Policinë e Shtetit.

Pavarësisht plagëve të pambyllura të tërmetit e pandemisë dhe krizës energjetike, Çuçi tha se “Çdo para e shpenzuar për sigurinë nuk është para e çuar dëm”.

Ai u shpreh se po rinovohet trupa dhe do të rriten kapacitetet profesionale. Fokusi në buxhetin e vitit të ardhshëm do të jetë tek rritja e pagave të punonjësve që punojnë larg vendbanimit të tyre dhe rritjen e teknologjisë.

“Policia e Shtetit është më pranë komuniteteve dhe po merr një rol në rritje si një strukturë që menaxhon dhe kontrollon territorin. Për këtë vit kemi parashikuar që punonjësit e policisë që punojnë larg vendbanimit të tyre, do të përfitojnë një shpërblim sipas largësisë ku ata ushtrojnë detyrës, një pagë që shkon deri në 150% të pagës aktuale. Është rritje e konsiderueshme dhe vetëm sot që flasin janë 1200 punonjës që përfitojnë drejtpërdrejt nga ky bonus. Ky numër ndryshon edhe në varësi të ndryshimeve”, tha Çuçi.

Ministri u shpreh se shpërndarja e këtij shpërblimi do të nisë që nga Janari i vitit 2022. Ai u shpreh se qeveria një pjesë e konsiderueshme e investimeve do të shkojnë për teknologjinë./tvklan

Të ngjashme