D4D bën bashkë anëtarët e Kuvendeve Komunale – Vlerësohet roli i tyre, kërkohet më shumë bashkëpunim

Prishtinë | 21 Sht 2023 | 12:37 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti D4D ka mbajtur diskutimit mbi temën “Sfidat dhe mundësitë: Anëtarët/et e Kuvendeve Komunale drejt implementimit të iniciativave” me asamblistët nga komunat e ndryshme të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se shqetësimet kryesore që i karakterizon pothuajse gjitha komunat janë komunikimi i ulët i brendshëm partiak në nivel lokal, takimet e pakta me qytetarë, dhe numri i ulët i paraqitjes në media ku prej 1020 asamblistëve në gjithë Kosovën vetëm 11 prej tyre kanë pasur paraqitje në dy herë në medie.

U theksua rëndësia është se subjektet politike duhet të i’u japin hapësirë të gjithë të rinjëve që janë pjesë e tyre dhe të marrin pjesë në trajnime, si edukim jo-formal, dhe të rrisin llogaridhënien ndaj qytetarëve .

Rrezarta Krasniqi, drejtoreshë ekzekutive në D4D, tha se nga analizat e fundit del që qytetarët zgjedhjet e fundit kanë votuar më shumë ata nga rajoni i tyre, që tregojnë se kërkojnë deputetët të jenë më llogaridhënës dhe më të qasshëm.

Ajo potencoi se që nga viti 2017, krahas punës me nivelin qendror, kontributit në reformë zgjedhore, mbështetjes komisionit qendror të zgjedhjeve, D4D ka krijuar ura bashkëpunimi me të rinjtë dhe rejat e subjekteve politike, duke përcjellë dhe ngritë kapacitet e tyre, e viteve të fundit, edhe me këshilltarë në Kuvende Komunale.

“Instituti Demokraci për zhvillim që nga themelimi, përmes shtyllave të saj mëton të ndikoj në proceset e zhvillimit të politikave publike, te përmirësojë qeverisjen dhe të përforcojë kulturën demokratike në Kosovë. Përmes programit zgjedhjet dhe partitë politike jemi përkushtuar për përmirësimin e proceseve demokratike përmes zgjedhjeve të lira dhe të drejta, si dhe përmes demokratizimit të partive politike. Që nga viti 2017, krahas punës me nivelin qendror, kontributit në reformë zgjedhore, mbështetje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kemi krijuar ura bashkëpunimin me të rinjtë dhe rejat e subjekteve politike, duke përcjellë dhe ngritë kapacitet e tyre, e tash e dy vite, edhe me këshilltarë në Kuvende Komunale”.

“Gjatë këtyre viteve ka pasur rezultate pozitive e të matshme, të cilat s’do të mund të arriheshin pa pasur mbështetjen e Fondit Kombëtar për Demokraci (NED). Çfarë e bën diferencën D4D gjatë realizimit të aktiviteteve, është bashkëpunimi edhe me organizata tjera  dhe përfaqësues të mediave qoftë si trajnerë, moderator, ose role tjera, për të treguar frymën e hapur të përfshirjes edhe akterëve tjerë, për qëllimin e vetëm, rritjes së transparencës në nivel lokal, dhe më shumë llogaridhënie ndaj qytetarëve. Ku edhe sot kemi dy përfaqësues të dy organizatave partnere, për të na treguar sfidat në terren”.

“Nga analiza e fundit e terrenit, ku vërtetohet se qytetarët zgjedhjet e fundit kanë votuar më shumë ata nga rajoni i tyre, që tregojnë se kërkojnë deputetët të jenë më llogaridhënës dhe me te qasshëm. Ne në D4D jemi të lumtur që punën nga Forumet Rinore, e kemi vazhduar me Këshilltarë komunal dhe paralelisht mbahen takimet me deputetë në nivel qendror, si një cikël, ku mund të shihni zhvillimin Brenda subjektit politik”, tha ajo.

Bekim Sallahu nga Instituti GAP, tha se pjesëmarrja e të rinjve nga raportet në proceset politike është e kënaqshme. Sipas tij, nga zgjedhjet e fundit afër 60 për qind janë asamblistë që për herë të parë janë pjesë e Kuvendeve Komunale.

“Kriteri jonë si shoqëri civilë që ta idealizojmë nevojën e qytetarëve në vendimmarrje është edhe e tepruar. Me shumë kam hasur zyrtarë e përfaqësues që kanë qenë të painformuar për kriteret, ecurit, zhvillimet që kanë pasur të bëjnë në fushë që ai ose ajo kanë përfaqura se sa qytetarët. Parashikimet e mija kjo më shumë do të ashpërsohet në zgjedhjet e ardhshme kjo për shkak të ligjit të pagave, do të rritet edhe interesimi dhe cilësia. Ligji pagave ka me ashpërsuar garën nëpër komuna. Njëra nga sfidat është komunikimi i brendshëm, mungoj komunikimi me kryetarin, drejtoret. Nga të dhënat kjo del për asamblistët”.

“Komunikim i jashtëm është më mirë. Ekziston nevoja që të ketë diskutim në parti brenda. Takimet me bizneset mungojnë, shoqata, ata nuk i njohin asamblistë. Asamblistët nuk kanë zyre. Mungon pasqyrimi i aktiviteteve që bëjnë asamblistët. Në vitin 2021 Mbi 40 mijë të rijnë kanë votuar kjo tregon për gatishmërinë e të rinjve për pjesëmarrje. Përfaqësimi i të rinjve në kuvendte komunale është i kënaqshme. Mesatarja e të rinjve që për herë të parë janë bërë asamblistë,  pjesë e Kuvende Komunale është 47 deri në 54 për qind. 360 gra janë të përfaqësuara në Kuvende Komunale. Komunikim që e bëjnë asamblistët nëpër Kuvendë Komunale është jo adekuat përgjegjësit e në veçanti jo profesional”, tha ai.

Blerina Ukshini, nga “Germin”, kërkoi që asamblistët të jenë sa më të qasshëm ndaj medieve e po ashtu që ata të gjinden më pranë qytetarëve, raporton EO.

“Këto pjesëmarrje janë të rëndësishme për ngritje të kapaciteteve, por të njëjtën kohë edhe ne momenti që jeni me aktiv ka një rëndësi më të madhe te qytetarët. Të jeni sa më afër qytetarëve, të jeni prezentë media, të keni diskutime në subjekte tuaja politike. Nuk është keq me ngritë zërin edhe ndaj kryetarit të partisë me tregu që jeni kundër”.

“Mungon decentralizimi në subjektet politike, vendimet merren të decentralizuara në qenësor dhe komunat më të vogla nuk merren parasysh. Mungon edhe përfshirja më e madhe e të rinjve në trajnime nga subjektet politike. Një prej sfidave që e keni më shumë si rini ose asamblist është mungesa e buxhetit”, tha ajo.

Ferid Murseli nga D4D, duke treguar për projektet e tjera të këtij Instituti, tha se nga statistikat e publikuara përqindie ne madhe e asamblistëve janë në, moshën 18 vjeçare.

“Gati 60 për qind pra të numrit total të asamblistëve që janë në mandatin e parë të tyre, 23-24 janë në moshën 18 vjeçare”, tha ai.

D4D në periudhën e ardhshme do të publikojë iniciativat që janë ndërmarrë nga asambielisët/et dhe janë votuar, nismat e përkahura financiarisht për grupet jo-formale rinore për të përmirësuar jetën e qytetarëve në komuna përkatëse.

Të ngjashme