Daçiq: ShBA nuk ka kërkuar të përfshihet në dialog

Prishtinë | 01 Dhj 2017 | 17:47 | Nga

Pjesëmarrja e Amerikës në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës nuk është propozim zyrtar i administratës amerikane, kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Shefi i diplomacisë serbe siç raporton Zëri i Amerikës, kësisoj ka mohuar pretendimet e liderëve të Kosovës për përfshirjen e Amerikës në bisedimet e Brukselit, transmeton Klan Kosova.

“Të gjitha ato që i thonë Thaçi dhe Haradinaj u demantuan absolutisht nga administrata amerikane, madje edhe ato rreth bisedimeve për Federica Mogerinin. Kjo do të thotë se ata i thanë Federica Mogerinit, se nuk qëndrojnë prapa deklaratave shqiptare. Asambleja e Përgjithshme e ka transferuar dialogun në nivel evropian, dhe çdo formë e re e ndryshimit të formatit do të nënkuptonte edhe për bisedime rreth këtij formati , atëherë edhe Serbia do të duhej të propozonte ndonjë vend tjetër që nuk është anëtare e BE-së “, ka thënë kryediplomati serb.

Kujtojmë, se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për mediat serbe ka thënë se nga zëvendëpresidenti amerikan, Mike Pence ka marrë konfirmimin se Amerika do të përfshihet më aktivisht në dialogun midis Kosovës e Serbisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme