Daçiq thotë se Rusia do ta mbështesë çdo zgjidhje për Kosovën që është në interes të Serbisë

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq në prag të vizitës së kreut të diplomacisë së Rusisë, Sergej Lavrov në Beograd tha se Rusia do të mbështesë çdo zgjidhje për Kosovën që është në interes të Serbisë.

Lavrov nesër do të shkojë në Beograd, dhe Daçiq thotë për TV Prva se kreu i diplomacisë ruse sugjeroi që në një deklaratë të përbashkët, e cila do të publikohet në mediat ruse dhe serbe pas takimit, të shkruhet se Rusia do të mbështesë çdo zgjidhje që dëshiron Serbia, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme