Dafina si nuse, Dj Geek i thotë: Nusja më e bukur

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Dafina Zeqiri ka fshirë të gjitha postimet e saj në Instagram, duke i bërë fansat kuriozë, ndërsa ka lënë vetëm një foto të publikuar së fundi.

Ajo shfaqet e veshur me një fustan nusërie dhe një vello të kuqe në kokë, që i mbulon fytyrën.

Gjithashtu ajo që tërhoqi vëmendjen ishte dhe komenti që DJ Geek i cili ka komentuar: “Nusja më e bukur”, ndërsa Dafina i është përgjigjur me ikonën e një çifti.

Por jo vetëm kaq postimet e fundit të këngëtares kanë ngritur një pikëpyetje të madhe, e jo më kot.

Duffye shfaqet me një unazë në gisht në një nga fotot në InstaStory.

Të ngjashme