Daka e të njëjtit mendim me ndërkombëtarët, meritokracia nuk qe kriter për kreun e Supremes

Prishtinë | 25 Gus 2017 | 10:58 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Valdete Daka është e të njëjtit mendim me ndërkombëtarët sa i përket votimit për të parin e Gjykatës Supreme.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), që synonte të drejtonte gjykatën Supreme, në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se meritokarcia në Kosovë nuk do të vlejë edhe për një kohë të gjatë.

“Sa ka qenë vendimi i drejtë unë e kom thënë dhe prapë e përsërisë që vendimi i meritokracisë në Kosovë nuk do të vlejë edhe për një kohë të gjatë”, është shprehur Daka.

Reagimi i Dakës vije pasi edhe ambasada e Amerikës dhe ajo e Britanisë thanë se votimi nga anëtarët e KGJK-së për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Supreme dhe asaj të Apelit nuk duhet të jetë i fshehtë.

Votimi i hapur do të dërgonte sinjal të fortë të përkushtimit të KGJK-së ndaj parimeve të transparencës, meritokracisë dhe llogaridhënies, thonë këto dy ambasada.

“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese,përfaqësuesit e ambasadave tona i sugjeruan KGJK-së përmirësimet që do të mund t’i bënte në procedurat e saja për emërim për të ndërtuar besimin e opinionit publik në sistemin e drejtësisë. Mirëpresim faktin që pas rishikimit të Rregulloreve, Këshilli Gjyqësor i ka miratuar disa prej këtyre propozimeve.  Megjithatë, siç ia kemi bërë të ditur KGJK-së edhe atëherë, ne jemi të zhgënjyer me vendimin që votimi të mbahet i fshehtë.  Besojmë se votimi i hapur do të dërgonte sinjal të fortë të përkushtimit të KGJK-së ndaj parimeve të transparencës, meritokracisë dhe llogaridhënies”, thuhet në reagimin e përbashkët të këtyre dy ambasadave.

Përpos reagimit të ambasadave edhe zyra e BE-së bashkë me misionin e EULEX-it thanë se procesi i votimit duhet të ripërsëritet.

“Gjykata Kushtetuese, e cila anuloi procesin e mëparshëm të përzgjedhjes, konstatoi se mekanizmi i aplikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për të nominuar një kandidat për postin e kryetarit të Gjykatës Supreme dhe kryetarit të Gjykatës së Apelit, nuk ka garantuar mjaftueshëm një proces të barabartë, të hapur dhe të bazuar në merita. Për të adresuar shqetësimet e Gjykatës Kushtetuese, BE-ja së bashku me partnerë të tjerë ka punuar me Këshillin Gjyqësor të Kosovës për të avancuar procedurën e përzgjedhjes dhe në këtë drejtim mirëpret përmirësimet e bëra në legjislacionin përkatës të Këshillit”, thuhet në njoftim.

Daka kishte kundërshtuar zgjedhjen e Enver Pecit në krye të Gjykatës Supreme përmes një ankese në Gjykatën Kushtetuese. Gjykatë kjo që ktheu në zero votimin për kryetar të Supremes.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) përsëriti votimin dhe përsëri zgjodhi Enver Pecin ta udhëheq këtë gjykatë për 7 vitet e ardhshme.

 

Të ngjashme