Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka folur rreth certifikimit të Albin Kurtit dhe kandidatëve të tjerë për deputetë, të cilët kanë probleme me ligjin.
Daka ka thënë se ajo personalisht nuk mund të vendosë për certifikimin e Kurtit, sepse kjo bëhet në mbledhje të KQZ-së edhe mes anëtarëve të tjerë, përcjellë Klan Kosova.
”Unë as nuk e kam dërgu shkresën, as nuk e kam nënshkru shkresën as nuk muj me vendos unë, edhe me dashtë me e kthy Albin Kurtin, edhe me dashtë me e heqë Albin Kurtin ose këdo tjetër nuk mundem sepse unë e kam vetëm një votë dhe për cdo gjë vendos KQZ-ja”, është shprehur ajo në t7.
”Nesë KQZ-ja nesër në orën 2 kur do të jetë mbledhja e KQZ-së për certifikim të subjekteve politike dhe të kandidatëve vendos që këta 47 kandidatë të kthehen në lista, do të kthehen në lista”, tha Daka.