Dalin në shitje biletat për finalen e Kupës së Kosovës

Prishtinë | 15 Maj 2026 | 20:29 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se kanë dal në shitje biletat për finalen e Kupës së Kosovës.

Këtë vit, finalja e Kupës së Kosovës luhet mes Ferizajit dhe Dukagjinit, e cila zhvillohet me datë 21 maj, nga ora 20:00, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Çmimet e biletave janë 3 euro në sektoret e Veriut dhe Jugut, 5 euro në Lindje, 10 euro në Perendim dhe 30 euro në VIP.

Sipas njoftimit të FFK-së, Tifozët e klubit të Ferizajit janë të vendosur në tribunën Veri (V1, V2, V3), derisa ata të Dukagjinit janë të vendosur në tribunën Jug (J1, J2, J3).

Të ngjashme