Dalin pamje të Robert Berishës dhe të dashurës në pishinë

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Historia e ndarjes nga Nora Istrefi është lënë pas për Robert Berishën, dhe tani ai është në qendër të mediave për shkak të historisë së re të dashurisë.

Ditën e djeshme “Prive.al” zbuloi një foto të këngëtarit ku shfaqej i ulur në tavolinë me një vajzë tjetër, e cila thuhej se ishte e dashura e re e tij

Më pas u zbulua se vajza në fjalë ishte Jessica Kadiu, një vajzë nga Burreli, e cila prej vitesh jetonte në New York.

Lidhur me këto fjalë, Roberti reagoi në Instastory me anë të një fotoje ku tregonte se ishte duke punuar për një këngë të re dhe mesa duket pjesë e klipit do të ishte edhe Jessica.

Megjithatë vetë ai nuk mohoi asnjë nga fjalët që u thanë. Së fundmi n’ZOOM ka zbuluar disa foto ku tregon se kjo nuk është hera e parë që Roberti dhe Jessica kalojnë pushimet bashkë.

Ata janë kapur mat edhe herë të tjera nga i njëjti vend dhe gjithçka ka ndodhur para se të bëhej publike ndarja me Norën.

Të ngjashme