Gerard Piqué dhe e dashura e tij e re, Claria Chía Marti, u panë duke u puthur në një koncert. Pamjet dolën në dritë në rrjetet sociale të programit El Gordo y la Flaca (Univisión), ku disa orë më parë konfirmuan se çifti kishin lidhje që në shkurt, kur ai ishte ende me Shakirën. Çifti […]
Dalin për herë të parë publikisht Pique me të dashurën e re, shihen duke u puthur

Gerard Piqué dhe e dashura e tij e re, Claria Chía Marti, u panë duke u puthur në një koncert.
Pamjet dolën në dritë në rrjetet sociale të programit El Gordo y la Flaca (Univisión), ku disa orë më parë konfirmuan se çifti kishin lidhje që në shkurt, kur ai ishte ende me Shakirën.
Çifti injoruan kamerat dhe i dhanë shumë dashuri njëri-tjetrit teksa dëgjonin këngët e Dani Martinit, i cili ofroi një koncert pranë Pirenejve.
Të gjithë nëpër rrjete sociale po befasohen me ngjashmërinë e madhe të Clarias me Shakirën, ish-partneren e Piques.
Fotoja e parë e supozuar e Pique dhe Clara Chía duke u puthur. (Foto: instagram/elgordoylaflaca)
Pranë tyre ishte edhe babai i Gerard Pique. /Gazeta Express/
Clara Chía Marti përpiqet të mbulojë fytyrën për të shmangur agresionin nga fansat e Shakirës.

















