Dalje e ulët, kaq qytetarë votuan në Prishtinë deri në orën 15:00

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Sot në 21 komuna të vendit është duke u zhvilluar balotazhi për të zgjedhur të parin e komunës.

E, sipas të dhënave në webfaqen e KQZ-së, deri në orën 15:00 kanë votuar 23.97% e qytetarëve të vendit, shkruan FrontOnline.

Në balotazh janë duke u përballur edhe dy kandidatët për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia i Vetëvendosjes dhe Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Deri në orën 15:00 në Prishtinë kanë votuar vetëm 27.77% e qytetarëve, apo 42 mijë e 267.

Të ngjashme