Gazeta serbe “Danas” shkruan se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është intervistuar në heshtje nga Gjykata Speciale.
Bazuar në burime të saja, “Danas” shkruan se javë më parë kur të gjithë pyesin se ku është zhdukur Thaçi, ai ka qenë duke dëshmuar në Hagë.
Prokuroria Speciale nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje.
“Ai ishte duke dëshmuar në mënyrë të fshehur në Hagë, bazuar në burimet diplomatike perëndimore”, thuhet në shkrimin e “Danas”.