Dani Alves ka ftuar Paulo Dybalan të largohet nga Juventusi dhe t’i bashkohet atij në Paris Saint-Germain.
Mbrojtësi brazilian edhe në të kaluarën kishte ftuar argjentinasin të largohet nga skuadra nga Torino.
Kurse, e përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se Alves ka ftuar Dybalan t’i bashkohet në Parc des Princes, përcjell “lajmi.net”.
Alves bëri një lëvizje të tillë në verën e vitit të kaluar duke u larguar nga Juventus për një aventurë të re në Paris.