Dani Alves ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Paris Saint-Germain, një lajm që do të tmerrojë Pep Guardiolan, i cili e kishte si prioritet afrimin e mbrojtësit brazilian dhe madhe Manchester City kishte një marrëveshje paraprake me lojtarin.
Por PSG ishte në gjendje të bindte 34-vjeçarin të zgjidhte kryeqytetin francez.
Alves do të nënshkruajë një kontratë e cila do ta paguajë 260 000 euro në javë, gati dyfishin e ofertës së Manchester City. Marrëveshja është konfirmuar gjatë pasdites së mërkurë.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Në vitet e fundit e kam parë nga jashtë rritjen e madhe që ka bërë klubi, i cili është kthyer në një forcë serioze e futbollit evropian. Është diçka shumë e bukur të jesh pjesë e këtij projekti.”