Danimarka rihap sallonet e floktarëve

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Danimarka ka filluar me hapjen e shkollave për fëmijë këtë javë, ndërsa tani do të lejojë edhe hapjen e salloneve të ondulimit, floktaritë dhe studiot e tatuazhit.

Kompanitë që do të kthehen në punë do të duhet të ju përmbahen udhëzimeve.

“Askush nuk dëshiron që Danimarka të qëndrojë në karantinë më shumë se është e nevojshme. Mirëpo nuk duhet të ngutemi dhe duhet ta mbajmë epideminë nën kontroll”, ka shkruar në Facebook kryeministri Mette Frederiksen, raporton BBC, transmeton Koha.

Çka do të hapet dhe çka jo?

Floktaritë, dentistët, studiot e tatuazhit dhe instruktorët e autoshkollave do të mund të ju kthehen punës.

Profesione të tjera përfshijnë:

* Fizioterapeutët
* Psikologët
* Studiot për pirsing
* Sallonet e ondulimit
* Klinikat për spa

Gjykatat do të hapen më 27 prill. Kafenetë, restorantet dhe shkollat për fëmijët 12 e më shume vjet nuk do të hapen. Ata që janë të lejuar t’u kthehen punëve, por nuk mendojnë se është koha e duhur, do të mund të marrin kompensim nga qeveria.

Në Danimarkë janë raportuar 321 vdekje dhe 7,000 njerëz të infektuar me koronavirus, në një popullatë prej 5.8 milionë njerëzve. Një në pesë raste të infektimit me koronavirus kanë përfshirë punonjës të kujdesit shëndetësor.

Danimarka kishte marrë masa ndaj koronavirusit qysh më 12 mars për parandalimin e përhapjes, përderisa shteti fqinjë Suedia nuk ka marr masa parandaluese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme