Gashi ka thënë se më së shumti marrëveshje janë nënshkruar në fushën e ekonomisë. Ai ka thënë së ideja është që të lehtësohet tregtia mes Kosovës dhe Shqipërisë përmes një tregu të përbashkët.
“Pothuajse të gjitha fushat ka pas marrëveshje, sidomos në fushat e ekonomisë. Ideja është që të lehtësohet tregtia mes Kosovës dhe Shqipërisë, me idenë krijimin e një tregu të përbashkët. Mirëpo këto janë në diskutim e sipër mes ministrave përkatës. Ministria e diasporës dhe investimeve strategjike, prej këtyre marrëveshjeve i ka pasur tri marrëveshje. Njëra marrëveshje kornize që shënon bashkëpunimin mes dy ministrive dhe qeveri këtë drejtim. Shqipëria deri me tani ku ka pas mungesë të ministrisë së diasporës e as ndonjë aktivitet të caktum në drejtim të diasporës, këtë rast Kosova ai shtet që do të eksportojë përvojën në Shqipëri, këtë drejtim, do të ndihmojmë republikën Shqipërisë në ngritjen e kapaciteteve”, ka thënë Gashi.
Zëvendëskryeministri Gashi ka shtuar se dy marrëveshje të ministrisë që ai drejton kanë të bëjë me themelimin qendrave të përbashkëta kulturore, përmes së cilave shqiptarët të mund të identifikohen përmes gjuhës, kulturës dhe historisë.
“Njëra marrëveshje është për themelimin e qendrave të përbashkëta kulture ose bashkëthemlimin e qendrave kulturore. Deri tash janë pesë që deklarohen si qendra kulturore të Kosovës, ideja është që, këto qendra të jenë të tërë shqiptarëve, të jenë të dy shteteve ku përfaqësohen interesat e gjithë shqiptarëve që jetojnë njo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por edhe në tërë Ballkanin. Do të ndahen obligimet, për këto qendra do të pranohen njerëz adekuat të trajnuar të këtyre dy shteteve”, ka thënë Gashi.
Gashi ka folur edhe për marrëveshjen që ka të bëjë me arsimin plotësues në diasporës.
“Njëra marrëveshja për arsimin plotësues në diasporë. Ne në këtë drejtim jemi shumë ma përpara, tash ideja është që të kemi një kurrikulë të njëjtë dhe program të njëjtë, Maqedonia edhe Lugina e Preshevës, Malit të zi. Do të organizohen aktivitete të cilat janë shumë të rëndësishme për diasporën. Tash e tutje do të zhvillohen bashkë sepse sa i përket diasporës tashmë Kosova e Shqipëria janë bashkuar, funksionojnë si një trup i përbashkët. Kjo është në interes të qytetarëve sepse edhe pse jetojnë jashtë vazhdojnë të jenë qytetarë të Kosovës. Dhe kjo do të thotë është ideja që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën amtare, historinë e vendit të vet, kulturën e vendit të vet, shenjat kulturore do të shërbejnë për njohjen atje të kulturës shqiptare, dhe do të shërbejnë si lloj eksporti i kulturës tonë në vende të tjera”, ka përfunduar Gashi.
Mbledhja e dy qeverive qe ka rezultuar me këto marrëveshje është mbajtur me 27 nëntor.