Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini ka theksuar se ata janë të gatshëm për një koalicion opozitar.
Sipas tij, një koalicion i cili do ta ndryshoj qeverisjen në vend.
Ai ka folur edhe për prishjen e opozitës.
Sipas tij, nuk ishte Vetëvendosje ajo që e prishi bllokun opozitar, dhe gjithçka u prish te lista zgjedhore.
Sejdiu ka folur edhe për Alternativën e themeluar nga Mimoza Kusari- Lila dhe Ilir Deda.
Sipas tij, ky pushtet nuk rrëzohet me formimin e subjekteve të reja politike.“Sa të jem në politikë, do të jem në Vetëvendosje”, tha ai.