Dardan Sejdiu: Jemi të gatshëm për bashkim opozitar

Prishtinë | 09 Pri 2017 | 09:47 | Nga

Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini ka theksuar se ata janë të gatshëm për një koalicion opozitar.

Sipas tij, një koalicion i cili do ta ndryshoj qeverisjen në vend.

Ai ka folur edhe për prishjen e opozitës.

Sipas tij, nuk ishte Vetëvendosje ajo që e prishi bllokun opozitar, dhe gjithçka u prish te lista zgjedhore.

Sejdiu ka folur edhe për Alternativën e themeluar nga Mimoza Kusari- Lila dhe Ilir Deda.

Sipas tij, ky pushtet nuk rrëzohet me formimin e subjekteve të reja politike.“Sa të jem në politikë, do të jem në Vetëvendosje”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme