Daut Haradinaj: Arbëria do të bëhet me teleferik

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vazhduar të shpalos programin e tij për kryeqytetin në secilin segment të tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se lagja ‘Arbëria’ do të kthehet në njërën nga zonat më atraktive të Kryeqytetit.

“Lagja Arbëria do të kthehet në njërën nga zonat më atraktive të kryeqytetit me një projekt publiko – privat”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se shkallët në këtë lagje do të bëhen me teleferik.
“Ndërtimi i teleferikut tek shkallët e Arbërisë do t’i lehtësojë banorëve lidhje më të shpejtë me Qendër”, është shprehur ai.

May be an image of outdoors
May be an image of outdoors and tree

Të ngjashme