Daut Haradinaj lajmërohet nga Vjena

Prishtinë | 18 Kor 2019 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka udhëtuar sot për në Austri ku në kryeqytetin e këtij shteti është ndaluar nga policia austriake, raporton Ekonomia Online.

Policia në Vjenë Haradinajn e kanë ndaluar në bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia.

Por pas lajmit në media se është arrestuar Daut Haradinaj, ai para pak qastesh ka reaguar me një foto në Facebook ku ka treguar se është i lirë në qytetin e Vjenës.

Haradinaj në përshkrimin e fotos ka shkruar “Live nga Vjena”, raporton Ekonomia Online.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme