Ekonomia Online
FUNDIT

Dauti dhe Lola ishin takuar për herë të parë në burg, kështu kishte nisur dashuria mes tyre

Dauti dhe Lola ishin takuar për herë të parë në burg, kështu kishte nisur dashuria mes tyre

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj dhe partnerja e tij, tashmë personazh i njohur në showbizin shqiptar, Lola Haradinaj, janë së bashku prej shumë vitesh. Ata janë një nga çiftet që komentohen shpesh në faqet rozë, ndërkohë që shpesh kanë rrëfyer për marrëdhënien e romancën e tyre. Të njëjtit së fundmi kanë dhënë një intervistë bashkë […]

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj dhe partnerja e tij, tashmë personazh i njohur në showbizin shqiptar, Lola Haradinaj, janë së bashku prej shumë vitesh.

Ata janë një nga çiftet që komentohen shpesh në faqet rozë, ndërkohë që shpesh kanë rrëfyer për marrëdhënien e romancën e tyre.

Të njëjtit së fundmi kanë dhënë një intervistë bashkë për ATV, gjersa kanë rrëfyer më shumë për takimin e parë dhe detajet e asaj dite.

Siç tregojnë, takimi i tyre i parë ka ndodhur në burg para më shumë se 20 viteve.

“Ka ardhur në vizitë bashkë me motrën me më vizituar, sepse unë e kam pasur një problem pas luftës me drejtësinë ndërkombëtare aty kemi filluar kontaktet, pastaj natyrisht i kemi shpeshtuar kontaktet pasi jam liruar unë nga burgu në 2006. Ndoshta edhe kur je pak në izolim të gjitha vajzat na dukeshin të mira, por kjo pak më e mira”, ka thënë Haradinaj.

“Kujtoj pjesën kur Dauti më ka marrë në telefon, kemi folur siç tha edhe Dauti për tema të thjeshta, një ditë prej ditëve Dauti më tha a mund të vish të më takosh vetëm, unë u stepa pak se ishte formacioni se si do të ndodhte vizita ishte pak i çuditshëm. Gjatë gjithë rrugës isha pak në siklet. Por ka ndodhur spontanisht dhe e mbaj mend si kujtim shumë të bukur. Për një vit kemi folur në telefon deri në ditën në 2006 kur Dauti u lirua nga burgu dhe u takuam ballë për ballë”, tha në anën tjetër Lola.

Ata kanë bashkë dy fëmijë: një djalë dhe një vajzë.

Videon mund ta shihni këtu.

Të ngjashme