Kevin De Bruyne shpreson që Manchester City do ta fitojë titullin pikërisht në ndeshjen ndaj Manchester United.
Belgu e konsideron këtë si të mrekullueshme për tifozët, përcjellë “Lajmi.net”.
“Për ta fituar titullin kundër Manchester United do të ishte diçka e veçantë”, deklaroi De Bruyne.
“Do të ishte kaq e këndshme për të fituar kundër Manchester United, sepse për tifozët do të ishte diçka tepër e veçantë”.
“Do të ishte e mrekullueshme, diçka ndryshe. Ju e dini se si shkojnë tifozët mes tyre, ju e njihni historinë, kështu që do të ishte historike sigurimi i titullit në ndeshjen direkte ndaj “Djajve të Kuq”. Sa më shpejt që ta bëjmë këtë, aq më mirë”, shtoi ai.