De Jong: Barcelona është pak më pak e fortë pa Messin

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Barcelonës i ka munguar kapiteni Lionel Messi në këtë fillim të sezonit 2019/20 për shkak të lëndimeve dhe mesfushori Frenkie de Jong beson se mungesa e argjentinasit është e vërejtshme në skuadër.

Edhe pse holandezi 22-vjeçari nuk dëshiron të gjejë arsyetime për rezultatet e arritura në fillim të këtij sezoni, ai e ka pranuar se situata për Barcelonën bëhet më e komplikuar kur mungon ylli Lionel Messi.

“Neve na mungon ai dhe kjo gjë është normale sepse ai është futbollisti më i mirë në botë”, ka thënë De Jong në një intervistë të dhënë për gazetën italiane, Gazzetta dello Sport.

“Edhe pa të, ne kemi mjaftueshëm cilësi dhe ide për të siguruar fitore. Pa Messin, jemi pak më pak të fortë, por jemi prapëseprapë skuadër e shkëlqyeshme”.

Mesfushori u pyet për çmimin e Messit në ceremoninë e FIFA-s dhe nëse Virgil Van Dijku e meritoi atë çmim apo jo.

“Van Dijku e pati një sezon fantastik dhe ai është një lojtar i mrekullueshme dhe person i jashtëzakonshëm. Por, Messi është më i miri për mua dhe ai e meriton Topin e Artë”, shtoi holandezi.

“Është më e lehtë të luash me Messin, i cili i thjeshtëson të gjitha gjërat. Kur ai ta bën një pasim, topi të vjen me mesazh se çfarë duhet të bësh. Unë kam qenë duke e shikuar dhe duke u përqendruar te ai për vite të tëra”.

Kur u pyet për fillimin e Barcelonën në këtë sezon të ri, De Jongu preferoi të përqendrohet te forma e mirë e katalonasve në ndeshjen e zhvilluara në “Camp Nou”.

“Ne jemi skuadër me të vërtetë e mirë në Camp Nou. Ne do të tentojmë ta fitojmë triumfin kundër Interit, veçanërisht pasi që jemi në një grup të vështirë. Interi e ka një skuadër të mrekullueshme me lojtarë si Stefan de Vrij dhe Diego Godin”, përfundoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme